UBT News

Malazezi që brohoriti “Kosovën do ta lajmë me gjak” dëbohet nga Kosova

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar sot serbin nga Mali i Zi, Risto Jovanoviq, me gjashtë muaj burgim, ka njoftuar Kossev.

Ai është shpallur fajtor, pasi ngarkohej me akuzën se më 28 qershor në Gazimestan “qëllimisht dhe me dashje shkaktoi mosmarrëveshje dhe jotolerancë midis grupeve etnike që jetojnë në Kosovë”, duke thirrur “vriti shqiptarët”, “Ne do ta lajmë Kosovën me gjak” dhe “Kosova është Serbi”.

Këtë dënim, Jovanoviq mund ta shlyejë duke paguar 6.700 euro, gjë që mbrojtja e tij e ka pranuar.

Po ashtu, atij me vendim gjykate i është ndaluar edhe futja në Kosovë për pesë vjet.

Sipas Kossevit, në gjykimin e sotëm, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Baboviq.

Exit mobile version