UBT News

Malavi fillon vaksinimin e fëmijëve kundër malaries

Malavi ka filluar vaksinimin e fëmijëve si pjesë e një fushate në shkallë të gjerë në botë kundër malaries.

Vaksina RTS,S, më shumë se tri dekada në prodhim, u zhvillua nga kompania farmaceutike GSK.

Megjithatë provat e hershme tregojnë se vetëm më shumë se 30% e fëmijëve 5-17 muajsh që e morën atë vaksinë janë të mbrojtur. Por Malavi beson se kjo vaksinë do të luajë një rol kyç në luftën kundër sëmundjes, e shkaktoi vdekjen e 2 mijë e 500 foshnjave dy vjet më parë.

“Ne jemi mjaft të vetëdijshëm për efikasitetin e saj të ulët… [por] në kontrollin e malaries nuk ka asnjë ndërhyrje të vetme që i bën të gjitha”, tha për BBC Dr Michael Kayange, menaxheri i programit kombëtar të kontrollit të malaries në vend.

Malaria ka qenë një nga plagët më të mëdha për njerëzimin për mijëvjeçarë dhe më së shumti vret foshnjat dhe të porsalindurit./UBTNews/

Exit mobile version