UBT News

Malajzia mund të rinisë kërkimet për aeroplanin Malaysia Airlines MH370

Malajzia mund të rinisë kërkimin për aeroplanin e zhdukur të Malaysia Airlines MH370, tha të dielën ministri i transportit i vendit, në prag të 10-vjetorit të zhdukjes së aeroplanit.

MH370 u bë një nga misteret më të çuditshme të aviacionit në botë kur u zhduk me 239 pasagjerë në bord gjatë rrugës nga Kuala Lumpur në Pekin më 8 mars të vitit 2014. Pavarësisht nisjes së kërkimit më të madh të aviacionit në histori, praktikisht asgjë nga avioni nuk është gjetur që atëherë.

Megjithatë pak ditë para përvjetorit të dhjetë, ministri malajzian i transportit, Anthony Loke u zotua “të bëjë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur këtë mister një herë e përgjithmonë”.

“Ndryshime domethënëse janë bërë për të parandaluar përsëritjen e kësaj tragjedie, por unë jam gjithashtu i vetëdijshëm se detyra mbetet e paplotësuar”, tha Loke./UBTNews/

Exit mobile version