Ministria e Jashtme e Malajzisë ka lëshuar një deklaratë duke përshëndetur rezolutën e OKB-së, e cila i bën thirrje Izraelit të tërhiqet nga territori palestinez brenda 12 muajve.
“Malajzia i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të zbatojë Rezolutën në tërësi dhe pa vonesë, që palestinezët të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje, të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe të ndjekin zhvillimin socio-ekonomik”, tha ministria./UBTNews/