Malajzia do të rihapet për të gjithë turistët e vaksinuar nga 1 prilli, duke iu bashkuar një numri në rritje vendesh që heqin kufizimet në një përpjekje për të jetuar me Covid, përcjell UBT News.
Vendi i Azisë Juglindore i varur nga turizmi, mbylli kufijtë e tij në mars të vitit 2020, por tani do të kërkojë vetëm një test negativ Covid për të hyrë.
“Qeveria ka vendosur të hapë kufijtë më 1 prill 2022”, tha kryeministri Ismail Sabri në një konferencë për media.
“Ne besojmë se ky vendim do të nxisë ekonominë tonë dhe do të ndihmojë në ringjalljen e sektorit tonë të turizmit”.
Rihapja vjen pavarësisht se Malajzia raportoi më shumë se 25,000 infeksione në ditë në javët e fundit, megjithëse shumica e rasteve kanë qenë të lehta.
Vendimi i tij pason vendimet e vendeve fqinje, duke përfshirë Singaporin, Tajlandën dhe Filipinet, vende që po lehtësojnë në mënyrë progresive rregullat e hyrjes për të joshur turistët.
Udhëtarët e vaksinuar nuk do t’i nënshtrohen karantinës, por do të duhet të bëjnë një test negativ PCR dy ditë para mbërritjes dhe të bëjnë një test antigjeni 24 orët pas hyrjes./UBTNews/