Malajzia do të heqë dënimin me vdekje, konfirmoi Qeveria të premten. Kjo lëvizje u mirëprit nga grupet e të Drejtave të Njeriut si një hap i rrallë progresiv.
Në një prononcim, Ministri i Drejtësisë i Malajzisë, Wan Junaidi Tuanku Jaafar tha se dënimi me vdekje do të zëvendësohet me dënime alternative.
“Kjo tregon vendosmërinë e qeverisë për të siguruar që të drejtat e të gjitha palëve të mbrohen dhe të garantohen, duke reflektuar transparencën e udhëheqjes së vendit në përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale”, tha ai.
Ligjet përkatëse do të amendohen, thuhet në deklaratë, duke shtuar se do të bëhen edhe disa hulumtime të mëtejshme do të kryhen mbi dënimet alternative për një numër krimesh që parashikojnë dënimin me vdekje, përfshirë edhe veprat penale të drogës. Ashtu si shumë nga fqinjët e saj në Azinë Juglindore, edhe Malajzia ka ligje të ashpra në lidhje me drogën, përfshirë edhe dënimin me vdekje për trafikantët./UBTNews/