UBT News

Makshana: Deklarata e Kurtit rreth rastit të Sekiraqës është sulm ndaj sistemit të Drejtësisë

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se arratisja e Enver Sekiraqës, i dënuar për shtytjen e vrasjes së policit Triumf Riza, është dështim i sistemit gjyqësor, shoqëria civile po i vlerëson si sulme ndaj sistemit të drejtësisë.

Lavdim Makshana, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë se me këto deklarata, Kurti nuk është duke ju përmbajtur as zotimeve të tij të dhënë në letrën dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës (KiE), se do t’i ndalin sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.

“Përmes raporteve tona ne kemi treguar që çdo deklaratë e cila i behët sistemit të drejtësisë, pra sistemit gjyqësor dhe prokurorial cenon pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kur kthehemi te deklarata e kryeministrit Kurti duhet ta kuptojmë që kryeministri Kurti, para disa javësh së bashku me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca kishin dhënë një deklaratë të zotimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ku nderë të tjera kishte qenë edhe ndalja e sulmeve ndaj sistemit të drejtësisë. Ky ka qenë ndarja e sulmeve ndaj sistemit të drejtësie ka qenë edhe njëra prej kushteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës përpos atij të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Kur kthehemi tek ky rast e shohim që kryeministri Kurti realisht nuk po i përmbahet as vetë deklaratës por as kushteve të cilat janë dhënë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe po vazhdon avazin e njëjtë duke sulmuar sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

Makshana ka theksuar se reformat i bënë qeveria dhe përmes reformave duhet të ndryshohet sistemi i drejtësisë, e jo të behën deklarata publike ku cenohet pavarësia e sistemit të drejtësisë.

“Sistemi e drejtësisë normalisht që nuk duhet të sulmohet as nga akterët qeveritarë por as nga ekzekutiv as legjislativi, por këto dyja së bashku mund të ofrojnë mbështetje, qoftë buxhetore. Pastaj nëse veç ka nevojë që sistemi i drejtësisë të reformohet e që edhe këtë e kemi kërkuar që sa vite që Vettingu në sistemin e drejtësisë ka qenë dhe është ende nevojë të behët, jo vetëm në sistemin e drejtësisë por në të gjitha hallkat duke filluar nga policia, prokuoria e gjyqësori. Por ne tashme kemi një tentativë që të behet Vettingu vetëm për krerët e prokurorive, gjykatave anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, por jo edhe për gjyqtarët dhe prokurorët që ka dështuar në fakt Vettingu i tërësishëm pasi qeveri nuk ka arritur ta bind Komisionin e Venecias se në Kosovë ka nevojë për Vetting të tërësishëm”, ka thënë ai.

Makshana teksa ka folur për caktimin e paraburgimit ndaj Envr Sekiraqës, ka thënë se mos caktimi i paraburgimit dhe në të njëjtën kohë vendimi për lirimin nga masa e arrestit shtëpiak nga ana e gjyqtarit, ka qenë tërësisht vendim kontradiktore për IKD-në.

“Vendimi për mos caktimin e paraburgimit, dhe në të njëjtën kohë për lirimin nga masa e arrestit shtëpiak, ka qenë tërësisht kontradiktore për ne si IKD, për shkaka se nëse shqipton një dënim të lartë me 25 vite burgim dhe në të njëjtën kohë nuk e cakton paraburgimin apo të paktën një masë të but siç ishte ajo e arrestit shtëpiak. Është e çuditshme dhe duhet të shtrohen si pyetje se a ka pasur kërcënime në këtë rast, a ka pasur shantazh, a ka pasur korrupsion apo në të vërtet ka qenë bindje e lirë e gjyqtarit e që kjo e fundit është pak e vështirë duke e ditur se në momentin kur caktohet një dënim kaq i lartë përmbushet kushti themelor, pra rreziku i arratisjes që është një ndër kushtet për caktimin e paraburgimit. Nëse gjyqtari do t’i vlerësonte drejtë rrethanat ashtu siç ka bërë Gjykata e Apelit në rastin konkret, do t’i caktohej edhe paraburgimi, por që gjyqtari nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Betimit për Drejtësi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar gjyqtarin Agim Kuçi, i cili pas shpalljes së dënimit ndaj Enver Sekiraqës, mori aktvendim që të njëjtit t’ia ndërpres masën e paraburgimit dhe të mbrohet në liri. Pas këtij vendimi, Sekiraqa, nga e premtja është arratisur.

Sekiraqa në fillim të majit u dënua me 25 vjet burgim, por u la i lirë deri në plotfuqishmërinë e vendimit. Të premten e javës që shkoj Apeli mori vendim që ai të paraburgoset, por policia nuk e gjeti në shtëpi. Ai akuzohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza në gusht të 2007-s, e cila sipas Prokurorisë ndodhi pas një zënke mes tyre në dhjetor të vitit paraprak.

Exit mobile version