Qeveria e Kosovës e ka emëruar Resul Makreshin zëvendësministër të Financave, në vend të Qazim Rrahmanit i cili dha dorëheqje të martën.
Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit, Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij.
Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon./UBTNews