Një makinë fluturuese prototip ka realizuar një fluturim 35 minuta mes aeroporteve ndërkombëtare Nitra dhe Bratislava në Sllovaki.
Makina hibride e zhvilluar AirCar është i pajisur me një motor BMW me benzinë. Krijuesi Prof Stefan Klein tha se mund të fluturojë rreth 1,000 kilometra në lartësinë 2,500 metra dhe deri më sot ka qëndruar në ajër për 40 minuta.
Duhen të paktën 2 minuta e 15 sekonda për ta transformuar makinën në një objekt fluturues.
Krahët e hollë palosen në pjesët anësore të makinës. Ishte vetë Klein që e fluturoi makinën mes aeroporteve.
Ai e përshkroi eksperiencën si diçka normale dhe e një kënaqësie të veçantë. Në ajër makina fluturoi me 170 km/h dhe mund të mbajë dy persona me peshë të kombinuar prej 20kg.
Por ndryshe nga taksitë dronë që janë zhvilluar deri më sot, nuk mund të fluturojë vertikalisht dhe ka nevojë për një pistë.
Pritshmëritë për makinat fluturuese janë të mëdha dhe shihen si hapi i radhës madhor drejt një të ardhmeje teknologjike.
Në 2019-ën kompania e konsulencës Morgan Stanley parashikonte se sektori do të vlente 1.5 trilionë dollarë deri në 2040-ën.
Kompania pas AirCar, Klein Vision, thotë se zhvillimi i prototipit ka marrë 2 vite dhe kushtuar të paktën 2 milionë euro.
Të paktën 40 mijë porosi janë marrë vetëm nga SHBA-ja për makinën. AirCar mund të përshkruhet lehtësisht si fëmija e një Bugatti Veyron dhe Cesna 172. /PCWorld Albainan