UBT News

Makina elektrike Tesla Roadster do të ketë një raketë?

Në prezantimin e Roadster në 2017-ën u tha se makina Tesla mund të arrijë 100 km/h në 1.9 sekonda.

Më në fund Elon Musk ka vendosur të ndryshojë tematikën e postimeve të tij të zakonshme në Twitter për kriptomonedhat duke kaluar tek gjenerata e dytë e makinës elektrike Roadster.

I pyetur në rrjetin social nëse është e vërtetë se Roadster mund të realizojë 0-100km/h për 1.1 sekonda, CEO i Tesla u përgjigj “po” me shpjegimin se makinës do ti duhet një raketë hapësinore e SpaceX.

Në prezantimin e Roadster në 2017-ën u tha se makina Tesla mund të arrijë 100 km/h në 1.9 sekonda.

Megjithatë po Musk kishte thënë se makina do të merrte një shtim performance duke përdorur një teknologji ndryshe. Bazuar në qëndrimet e Musk mund të kemi të bëjmë jo me raketa kimike por me raketa që përdorin ajër të kompresuar.

Por e ligjshme do të ishte aplikimi i një teknologjie të tillë? Makina duhej të kishte mbërritur në 2020-ën por duhet të presim shumë më tepër për të mësuar nëse komentet e Musk janë thjeshtë një ironi e hollë apo realitet. /PCWorld Albanian

Exit mobile version