Tesla ditën e Enjte prezantoi një version të performancës së lartë të Modelit S, një tentativë për të konkurruar me rivalët e Porsche, Mercedes-Benz dhe Lucid Motors në segmentin e makinave elektrike luksoze.
Në 2012-ën kompania ndryshoi një industri me lançimin e makinës elektrike Model S me një dizajn minimal dhe distanca të largëta udhëzimi. Elon Musk tha se versioni i ri është dizajnuar për një të ardhme ku makinat drejtojnë veten.
Gjatë tre muajt që do të pasojnë Tesla parashikon prodhimin e 1,000 makinave në javë. Model S Plaid do të kushtojë 129,990 dollarë.
Motorët e rinj elektrik e dërgojnë makinën nga 0-100km/h për 1.99 sekonda ndërsa përshkon distanca prej 627 kilometra me një karikim të vetëm. /PCWorld Albanian