Makina e një komandanti të lartë rus u hodh në erë në qytetin e pushtuar jugor të Mariupolit mëngjesin e së hënës, njoftuan zyrtarët ukrainas.
“Sipas informacioneve paraprake, makina e njërit prej komandantëve pushtues shpërtheu”, njoftoi këshilli i qytetit të Mariupolit.
Në njoftimin e këshillit thuhet se shpërthimi ndodhi në një zonë qendrore të distriktit Primorskyi të qytetit. Nuk raportohet për viktima./UBTNews/