Forcat iraniane të sigurisë shpërndanë dhunshëm studentët që dolën në protestë të dielën. Pamjet e publikuara në internet shfaqin ata duke rrethuar universitetin në kryeqytet.
Raportohet se policia ka rrahur dhe qëlluar mbi studentët me armë gjahu dhe plumba gome pasi ata protestuan kundër qeverisë islamike të vendit, raporton AFP. Qindra studentë dhe profesorë u arrestuan në vendngjarje dhe u ngarkuan në furgonat e policisë.
Ligjeratat në universitetin më të lartë shkencor të Iranit u pezulluan nga e hëna pas dhunës.
Agjencia shtetërore e lajmeve shtoi se 200 studentë u mblodhën të dielën pasdite në universitetin në qendër të Teheranit, pranë kullës Azadi (liria)./UBTNews/