UBT News

“Mahmoud Abbas dënon Hamasin, por jo publikisht”

Mahmoud al-Habbash, zyrtar i lartë i liderit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha se presidenti nuk mund ta dënojë publikisht Hamasin përderisa Izraeli po e vazhdon luftën në Rripin e Gazës.

“Nëse Izraeli nuk do ta niste agresionin e tij kundër Gazës, presidenti Abbas në vazhdimësi do ta dënonte publikisht Hamasin, por përderisa agresioni ka nisur dhe po vazhdon, t’i kërkohet atij apo cilitdo lider palestinez ta dënojë publikisht Hamasin do të ishte e pakuptimtë”, deklaroi al-Habbash gjatë një interviste për The Times of Israel.

“Në mbi 70 thirrje telefonike dhe takime me liderë në të gjithë botën – nga presidenti amerikan, Joe Biden, te presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, Abbas vazhdimisht potencoi se është kundër asaj që Hamasi bëri më 7 tetor dhe se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez”, tha ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version