UBT News

Magjia e vajit të bajames së ëmbël

Vaji i bajames së ëmbël është një nga vajrat më të kërkuar dhe më të përdorur në produktet kozmetike, në receta natyrale bukurie dhe për shëndetin.

Vaji i bajames së ëmbël është një hidratues i shkëlqyer. Ai rigjeneron çdo lloj lëkure, veçanërisht lëkurat e thata. Ai parandalon tharjen e lëkurës dhe njëkohësisht, lëkurat e thata i zbut dhe i hidraton.

Gjithashtu vaji i bajames së ëmbël përmban vitaminë E, e cila është një nga antioksidantët më të fuqishëm.

Vaji i bajames së ëmbël është veçanërisht i pasur me proteina, dhe mund të sigurojë aminoacidet e nevojshme për formimin e kolagjenit.

Ai rekomandohet të përdorët në çdo pjesë të fytyrës, në zonën e syve, madje edhe për heqjen e makiazhit.

Rekomandohet për lëkurat e thata, të ashpra dhe pa shkëlqim, gjatë stinës së ftohtë, të përdoret rregullisht vaj i bajames së ëmbël. Ky trajtim do të eliminojë plotësisht problemet me tharjen dhe lëkura do të rigjenerohet tërësisht.

 

Exit mobile version