Magdalena Andersson është miratuar nga parlamenti suedez si kryeministrja e parë femër e vendit, duke zëvendësuar Stefan Lofven si lider të socialdemokratëve të qendrës së majtë, përcjell UBT News.
Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më parë një grua si udhëheqëse kombëtare.
Zonja Andersson, e cila aktualisht është ministre e financave, humbi votën e së mërkurës. Megjithatë, ajo u zgjodh sepse sipas ligjit suedez asaj i nevojitej vetëm shumica e deputetëve për të mos votuar kundër saj.
Zgjedhja e saj pasoi një marrëveshje me partinë e majtë të opozitës, në këmbim të pensioneve më të larta për shumë suedezë.
Nga 349 anëtarët e Riksdag, 174 votuan kundër saj. Por përveç 117 deputetëve që mbështetën zonjën Andersson, 57 të tjerë abstenuan.
Dikur një ish-kampione noti për të rinj, Andersson filloi karrierën e saj politike në vitin 1996 si këshilltare politike e kryeministrit Goran Persson./UBTNews/