Një nga anëtarët më të kërkuar të mafisë italiane ka arritur në Romë nga Brazili pas mbi 27 vitesh arratisjeje.
Rocco Morabito ishte numri dy në listën e më të kërkuarve të Italisë dhe njihet si një nga agjentët më të fuqishëm të drogës në botë. Ai u dënua në vitin 2001 në mungesë për trafikim kokaine si anëtar i sindikatës së krimit të organizuar Ndrangheta. Policia italiane ka qenë në kërkim të bosit të mafias 55-vjeçar që nga viti 1994.
Morabito u arrestua në maj të vitit 2021 nga policia braziliane në një operacion të përbashkët me hetuesit italianë dhe amerikanë.
Prokurorët antimafia me bazë në Kalabri thonë se Morabito luajti një rol të madh në trafikun e kokainës midis Amerikës së Jugut dhe Milanos, një pikë kyçe e shpërndarjes së drogës që do të shitet gjetkë në Itali dhe në të gjithë Evropën./UBTNews/