Sot, Këshilli Zgjedhor (CNE) i Venezuelës njoftoi se Presidenti Nicolas Maduro ka fituar një mandat të tretë në detyrë, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë të dielë.
Maduro triumfoi me rreth 51% të votave, duke e mposhtur konkurrentin kryesor, kandidatin e opozitës Edmundo González, i cili arriti rreth 44% të votave, tha CNE në një deklaratë zyrtare.
Zgjedhjet u zhvilluan me pjesëmarrjen e dhjetë kandidatëve, ndërsa disa sondazhe para zgjedhjeve e kishin vlerësuar Gonzálezin përpara Maduros. Në total, rreth 21.6 milionë votues kishin të drejtë të votonin, përfshirë edhe diasporën.
Maduro ka udhëhequr Venezuelën për 11 vite, përballë një sërë sfidash të mëdha, përfshirë një krizë ekonomike të rëndë. Hiperinflacioni, mungesa e mallrave dhe rënia e prodhimit të naftës kanë shtyrë miliona venezuelas të largohen nga vendi, sipas Kombeve të Bashkuara.
Presidenti, i cili u zgjodh për herë të parë pas vdekjes së Hugo Chavez në prill 2013, ka qenë objekt kritikash për mënyrën se si ka udhëhequr vendin, veçanërisht për mënyrën e tij të mbajtjes në pushtet në përkundje të trazirave ekonomike dhe përpjekjeve për të rrëzuar atë nga opozita e brendshme dhe mbështetja e huaj, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Maduro do të vazhdojë të mbajë pushtetin në vendin që është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Amerikën Latine, ndërsa ai përballet me presione të brendshme dhe ndërkombëtare për të përmirësuar situatën ekonomike dhe politike të Venezuelës./UBTNews/