UBT News

Madonna rikthehet në publik pas sëmundjes së rëndë, surprizon me paraqitjen e thjeshtë

Madonna mbajti një profil të ulët gjatë një daljeje të rrallë publike në Londër, ku u pa në stadiumin “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen mes Chelseat dhe Liverpoolit, në shoqërinë e të dashurit të saj, Akeem Morris.

Ajo dhe partneri i saj u përzien me turmën e tifozëve ndërsa mbështesnin ekipin londinez, që fitoi me rezultatin 2-1.

E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna kishte lënë mënjanë pamjen e saj karakteristike glamuroze, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë dhe diskret. Akeem qëndronte pranë saj gjatë gjithë kohës, shkruan DailyMail.

Çifti është parë më parë në ndeshje të Chelseat, lidhja e tyre u bë publike në korrik 2024, pas muajsh të tërë spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur pozuan së bashku për revistën Paper.

Paraqitja e fundit e këngëtares vjen pas periudhës së vështirë që kaloi për shkak të një sëmundjeje kërcënuese për jetën, e cila e detyroi të qëndronte katër ditë në kujdes intensiv. Në një intervistë Madonna rrëfeu se kishte pësuar një infeksion bakterial që u shndërrua në sepsë gjatë përgatitjeve për turneun e saj “Celebration Tour”.

Ajo pranoi se rikuperimi ishte i gjatë dhe i vështirë, por shprehu mirënjohje për mbështetjen e fansave duke shtuar:

“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi, dhe i dyti ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që kishte besuar tek unë.”

Dy vjet pas incidentit, Madonna duket në formë të mirë, duke u rikthyer ngadalë në jetën publike dhe skenën muzikore. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version