Madonna ka konfirmuar zyrtarisht publikimin e albumit të saj të ri “Confessions II”, i cili vjen si vazhdim i albumit të suksesshëm të vitit 2005, “Confessions On A Dancefloor”. Projekti i ri pritet të publikohet më 3 korrik.
Këngëtarja kishte paralajmëruar rikthimin në këtë stil që nga viti 2023, ndërsa së fundmi fshiu të gjitha postimet në Instagram dhe ndryshoi biografinë me një varg nga kënga “Hung Up”, duke shtuar më tej pritshmëritë e fansave.Albumi i ri shënon rikthimin e saj pas “Madame X” të vitit 2019 dhe është i 15-ti në karrierën e saj. Madonna ka bashkëpunuar sërish me producentin britanik Stuart Price, me të cilin realizoi edhe albumin origjinal.
Si paralajmërim për projektin, artistja publikoi një video 60-sekondëshe për këngën hapëse “I Feel So Free”, e cila përfshin elemente nga hiti i saj i viteve ’80 “Into The Groove”.Në një deklaratë, Madonna theksoi se muzika e saj e re do të vazhdojë të eksplorojë kulturën e muzikës elektronike dhe vallëzimit, duke e cilësuar pistën e vallëzimit si një hapësirë shpirtërore dhe lidhjeje njerëzore.
Ndërkohë, interesimi për albumin është rritur ndjeshëm muajt e fundit, ndërsa artistja pritet të shfaqet edhe në projekte të tjera televizive dhe muzikore gjatë këtij viti.
