Mbretëresha e popit, Madonna, ka anuluar performancën e saj të planifikuar në “London Pride” për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Artistja, e cila aktualisht po promovon albumin e saj të ri “Confessions on a Dance Floor: Part II”, ishte paraparë të ngjitej në skenën e Trafalgar Square në Londër së bashku me Beth Ditto dhe MNEK, në kuadër të “Pride Parade”, një nga ngjarjet më të mëdha vjetore në mbështetje të komunitetit LGBTQ+.
Megjithatë, performanca u anulua në minutën e fundit.
Sipas një burimi për “The Sun on Sunday”, vendimi u mor pasi organizatorët dhe ekipi i këngëtares vlerësuan se prania e saj mund të shkaktonte turma të pakontrollueshme dhe të rrezikonte sigurinë në një aktivitet që tashmë mblidhte qindra mijëra pjesëmarrës.
“Madonna ishte shumë e emocionuar që do të performonte, sepse është një mbështetëse e madhe e të drejtave LGBTQ+. Por ekipi i saj vendosi në minutën e fundit të mos merrte pjesë për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe frikës se mbërritja e saj mund të prishte organizimin e eventit”, citohet të ketë thënë burimi.
Edicioni i sivjetmë i “London Pride” mblodhi qindra mijëra pjesëmarrës dhe vizitorë në qendër të kryeqytetit britanik./A.K/
