Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se po zhvillohen bisedime intensive për të liruar pengjet që po mbahen nga Hamasi.
“Dua të jem shumë i kujdesshëm këtu… në mënyrë që të mos rrezikojmë bisedimet intensive që po zhvillojmë aktualisht”, u tha Macron gazetarëve në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. “Por ato po përparojnë dhe ne po i ndjekim këto bisedime orë pas ore”.
Ministri i Jashtëm francez, Catherine Colonna tha se së paku 19 shtetas francezë kanë vdekur si pasojë e sulmit të Hamasit./UBTNews/