UBT News

Macroni thotë se Franca do të tërheqë trupat dhe ambasadorin nga Nigeri

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të tërheqë ambasadorin e saj dhe do t’i jap fund bashkëpunimit me Nigerin pas grusht-shtetit.

“Franca ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj. Gjatë orëve të ardhshme, ambasadori jonë dhe disa diplomatë do të rikthehen në Francë”, deklaroi Macron.

Ai shtoi se bashkëpunimi ushtarak ka marrë fund dhe trupat franceze do të largohen gjatë muajve në vijim./UBTNews/

Exit mobile version