Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të tërheqë ambasadorin e saj dhe do t’i jap fund bashkëpunimit me Nigerin pas grusht-shtetit.
“Franca ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj. Gjatë orëve të ardhshme, ambasadori jonë dhe disa diplomatë do të rikthehen në Francë”, deklaroi Macron.
Ai shtoi se bashkëpunimi ushtarak ka marrë fund dhe trupat franceze do të largohen gjatë muajve në vijim./UBTNews/