UBT News

Macroni skeptik rreth marrëveshjes për të nxjerrë grurin nga porti i Odesës

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se është i hapur për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për të nxjerrë grurin nga porti ukrainas i Odesa-s, por se ai sheh pak shanse për një marrëveshje.

“Ne duhet të flasim me Rusinë për sigurinë ushqimore dhe kjo (diskutimet) mund të justifikohet duke u lidhur drejtpërdrejt me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për të nxjerrë drithërat nga Odesa”, tha Macron për BFM TV gjatë kthimit nga Ukraina.

“Por unë nuk besoj shumë në këtë rrugë, sepse kam pasur bisedime disa javë më parë me Presidentin Putin, por ai nuk donte të pranonte një rezolutë të OKB-së për këtë temë”./UBTNews/

Exit mobile version