UBT News

Macroni bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë pas raportimeve se forcat ruse vranë civilë në qytetin e Bucha-s afër Kievit.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për “masakër të qëllimshme” në Bucha, pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë, por Rusia i ka quajtur këto pretendime “propagandë” lufte.

Macron i tha radios France Inter se ka “të dhëna shumë të qarta” që tregojnë se forcat ruse janë përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version