Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të zbatojë një reformë pensionesh që përfundimisht do të rriste moshën e pensionit me tre vjet, duke i bërë brezat e rinj të punojnë më gjatë.
Në një intervistë në televizionin France 2, Macron tha se ndryshimet do të fillojnë të zbatohen vitin e ardhshëm.
“Meqenëse jetojmë më gjatë, duhet të punojmë më gjatë”, tha ai.
Mosha minimale e daljes në pension për të marrë një pension të plotë do të rritet gradualisht nga 62 tani në 65 deri në vitin 2031, tha ai.
Megjithatë Macron tha se është “i hapur” për të diskutuar moshën e pensionit me sindikatat dhe për të bërë ndryshime të mundshme.
Masa të tilla do të zbatohen për njerëzit që kanë punuar mjaftueshëm për t’u kualifikuar. Ata që nuk i plotësojnë kushtet, si shumë gra që ndërpresin karrierën për të rritur fëmijët, duhet të punojnë aktualisht deri në moshën 67 vjeçare.
Të gjithë punëtorët francezë marrin një pension shtetëror. Moszbatimi i këtyre ndryshimeve do të thotë se qeveria do të duhet të zvogëlojë masën e pensioneve, tha Macron.
Shumica e partive opozitare, si dhe sindikatat e punëtorëve, janë kundër këtyre ndryshimeve./UBTNews/