Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Ukraina do të duhet të zhvillojë bisedime me Rusinë një ditë në mënyrë që të përpiqet t’i japë fund luftës.
“Presidenti ukrainas dhe zyrtarët e tij do të duhet të negociojnë me Rusinë”, tha Macron gjatë një vizite në Rumani dhe Moldavi.
Vizita e Macron shënon fillimin e një udhëtimi tre-ditor në krahun jugor të NATO-s. Dy burime diplomatike të paidentifikuara i thanë Reuters se ai gjithashtu mund të shkojë në Kiev të enjten me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi për bisedime me Zelenskyn./UBTNews/