UBT News

Macron viziton fëmijët e plagosur si pasojë e sulmit me thikë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi të premten një spital në të cilin janë të shtrirë katër fëmijët që u plagosën si pasojë e sulmit me thikë që ndodhi një ditë më parë.

Fëmijët u plagosën të enjten në qytetin alpin të Annecy-s në rajonin lindor Haute-Savoie.

Një nga fëmijët e plagosur ishte shtetas britanik, ndërsa një tjetër holandez. Nga sulmi me thikë u plagosën edhe dy burra rreth të 70-tave.

Të premten prokurorët thanë se motivi i sulmit nuk dihet./UBTNews/

Exit mobile version