UBT News

Macron thotë se Putini bëri “gabim të madh” me tërheqjen nga marrëveshja e grurit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi të martën se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një gabim të tmerrshëm me tërheqjen nga marrëveshja e grurit.

Pas një samiti midis liderëve evropianë, të Amerikës Latine dhe Karaibeve, Macron tha se vendet që mbështeten në grurin ukrainas dhe rus do ta kuptojnë se Rusisë nuk duhet t’i besohet.

“Ai vendosi të armatizojë ushqimin dhe mendoj se ky është një gabim i madh”, deklaroi Macron./UBTNews/

Exit mobile version