Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se terrorizmi është armiku i përbashkët i Izraelit dhe Francës.
“Ju nuk jeni vetëm”, deklaroi ai gjatë një konference për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
30 shtetas francezë janë vrarë gjatë sulmeve të Hamasit.
“Unë propozoj që koalicioni kundër Shtetit Islamik ta luftojë edhe Hamasin. Franca është gati për koalicionin ndërkombëtar kundër Daeshit – përmes së cilës ne po ndërmarrim veprime në Irak dhe Siri – për të luftuar kundër Hamasit”, deklaroi ai.
Macroni gjithashtu i tha Netanyahut se stabiliteti në Lindje të Mesme do të arrihet nëse Izraeli arrin zgjidhje politike të konfliktit me palestinezët./UBTNews/