Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar se vendet evropiane do t’i dërgojnë Ukrainës më shumë pajisje ushtarake për t’iu kundërvënë Rusisë.
Armët e reja, ku do të ketë obusa francezë të tipit Cezar, vijnë ndërsa Rusia vazhdon të përballet me pengesa ushtarake në Ukrainë.
Duke folur në samitin evropian në Pragë, Macron tha: “Ne po punojmë vërtet për disa kërkesa, me disa anëtarë të BE-së, duke përfshirë edhe Cezarët e rinj”.
Javën e kaluar, Rusia aneksoi rajonet Donestk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, që përfaqësojnë rreth 15% të vendit, pasi mbajti ato që ajo i quajti referendume, që u denoncuan nga Kievi dhe Perëndimi./UBTNews/