Bashkëpunimi i ngushtë midis Francës dhe Kinës është çelësi për të kapërcyer pasojat e luftës në Ukrainë, të cilat shkojnë përtej kufijve evropianë, shkroi presidenti francez, Emmanuel Macron në Twitter pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
“Përfundimi i përshkallëzimit dhe përballja me pasojat e luftës në Ukrainë, duke mbështetur ekonomitë më të cenueshme, duke dekarbonuar ekonomitë tona dhe duke vepruar për të mbrojtur biodiversitetin: Franca dhe Kina janë të vendosura”, shkroi Macron./UBTNews/