Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot në Tiranë se “është shumë e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe pikë së pari armëpushimi me Rusinë”.
Në nisje të fjalës së tij në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Europian, Macron falënderoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e samitit.
“Faleminderit Edi që na ke mikpritur me rastin e këtij samiti, urime per rezultatin e zgjedhjeve edhe për këtë rrugëtim europian dhe besim që shpreh tek Evropa”.
Presidenti francez u shpreh se “në fakt në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt, që në fakt ka një sfidë të të gjitha formave të sigurisë të Europës dhe të mbledhurit përtej Bashkimit europian. Mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive që përfaqësojmë këto vende, kjo na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, na jep shansin që të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë së bashku në unitet, duke pasur parasysh rrezikun e ndasisë që na kërcënon”.
Macron më tutje shtoi se “natyrisht përparësia politike është gjeostrategjike, ka rreziqe natyrisht të ndasive të luftës në Europë ndonjëherë ka edhe kërcënime të unitetit. Pikë së pari është lufta e agresionit rus në Ukrainë, Zelensky e di sa shumë jemi në krah të tij, solidarë, kemi krijuar koalicione të të vullnetshmëve dhe është shumë e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe pikë së pari armëpushimi”.
“Orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim, por tryesnia e europianëve dhe amerikanëve do ta bëjë këtë. Nuk do të ketë armëpushim spontan Rusia sidoqoftë duhet t’i kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022 natyrisht kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, nënvizoi Macron./atsh