Presidenti francez, Emmanuel Macron, sot do t’i drejtohet Parlamentit Evropian, pasi aktualisht mban presidencën gjashtëmujore të BE-së.
Sipas një ndihmësi të lartë, Macron pritet të trajtojë pagën minimale, krizën klimatike dhe rolin “unik” të Evropës si garantues i stabilitetit global mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Që nga zgjedhja e tij në 2017, presidenti francez e ka pozicionuar veten si një lider pro-evropian në kontrast me prirjet nacionaliste dhe populiste të disa prej kundërshtarëve të tij politikë.
Macron do të takohet konservatoren malteze Roberta Metsola, përpara se të mbajë një konferencë për shtyp./UBTNews/