Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk po shfaq më simptoma të COVID-19 dhe mund ta përfundojë periudhën e vetizolimit, thanë nga zyra e tij.
Presidenti ka qenë në vetizolim në periferi të Parisit, prej nga edhe ka punuar. Ai doli pozitiv javën e kaluar, pak ditë pas pjesëmarrjes në samitin e BE-së.
Edhe gruaja e tij, Brigitte Macron u vetizolua, por s’kishte simptoma, thanë nga Pallati Elysee./UBTNews