Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Rusia duhet menjëherë të ndalë operacionet ushtarake në Ukrainë.
“Franca fuqishëm dënon vendimin e Rusisë për luftë në Ukrainë. Rusia menjëherë duhet të ndalë operacionet ushtarake. Franca solidarizohet me Ukrainën. Franca është me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët për t’i dhënë fund luftës”, shkroi Macron në Twitter.
Presidenti francez ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Vlodymyr Zelensky mëngjesin e së enjtes. Zelensky ka kërkuar ndërhyrjen e Perëndimit për ta mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.
Zelensky gjithashtu kërkoi “unitet në Evropë” dhe Macron “i ofroi mbështetjen e Francës”, sipas Elysee.
Presidenti francez mëngjesin e së enjtes ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel./UBTNews/