Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për fillimin e luftës në Ukrainë.
Në adresimin e tij para kombit francez, Macron tha se kjo luftë erdhi nga “fryma” e hakmarrjes. Ai tha se nuk janë në luftë me Rusinë, por do të vazhdojnë të insistojnë për armëpushim, teksa u bëri thirrje francezëve thirrje francezëve që të ndihmojnë refugjatët ukrainas.
“Evropa është e shokuar nga lufta. Rendi botëror është sfiduar, por Evropa është bashkuar javët e fundit”, tha Macron, teksa ka paralajmëruar se Franca do të bëjë investime në mbrojtje.