Presidenti francez, Emmanuel Macron refuzoi t’i përshkruante veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid” në një intervistë televizive me transmetuesin publik, France 2.
I pyetur nëse ai, ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha: “Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj [rusët dhe ukrainasit] janë vëllezër”.
“Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze”, shtoi ai.
“Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po jetojmë përmes krimeve të luftës që janë të paprecedenta në tokën tonë – tokën tonë evropiane”.
Presidenti francez, i cili aktualisht kandidon për rizgjedhje, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës./UBTNews/