UBT News

Macron propozon moshën 65 vjeçare për të dalur në pension, si pjesë e fushatës presidenciale

Emmanuel Macron do të rriste moshën e daljes në pension në 65 vjeç nëse zgjidhet përsëri si president i Francës, konfirmoi qeveria të enjten, një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, përcjell UBT News.

Presidenti francez shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme të prillit javën e kaluar, një ditë përpara afatit dhe tani po fillon të zbulojë programin e tij të rizgjedhjes.

Zëdhënësi i qeverisë së tij konfirmoi se Macron do të propozonte rritjen progresive të moshës së pensionit në 65 vjeç nëse i jepej një mandat i dytë.

“A duam të vazhdojmë financimin e mbrojtjeve për francezët dhe të investojmë për ta? Ne themi po”, tha zëdhënësi Gabriel Attal për RTL.

“Por a mendojmë se duhet të rrisim taksat? Jo. Kjo do të thotë të punosh më gjatë”, tha Attal. Mosha aktuale e daljes në pension është 62 vjeç në Francë.

Presidenti i parlamentit francez Richard Ferrand saktësoi se rritja e moshës së pensionit do të ishte për personat e lindur pas vitit 1969. Do të ketë përjashtime për njerëzit në punë më të vështira për të cilët do të jetë e mundur të dalin në pension në moshën 62 vjeç, shtoi Ferrand.

Njoftimi i qëndrimit të Macron për daljen në pension u kritikua ashpër nga kolegët e tij kandidatë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë është më 10 prill, me Macron që kryeson në sondazhe mes kandidatëve kryesorë./UBTNews/

Exit mobile version