Presidenti francez, Emmanuel Macron publikisht pranoi rolin e Francës në gjenocidin e vitit 1994 në Ruanda.
“Franca nuk e kuptonte që ndërsa përpiqej të parandalonte një konflikt rajonal, ose një luftë civile, ajo ishte në fakt në krah të një regjimi gjenocid”, tha Macron pas një vizite në memorialin Gisozi në kryeqytetin Ruandës Kigali.
“Duke vepruar kështu, ndikoi edhe më tej në thellimin e konfliktit”, shtoi Macron, gjatë pranimit të përgjegjësisë publike.
Kjo deklaratë historike u tha gjatë udhëtimit të Macron në Ruandë, një vend thelbësor për të riformuar imazhin e Francës në Afrikë.
Grupet e të mbijetuarve të gjenocidit Ruandës, patën reagime të ndryshme ndaj deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron.
Presidenti i shoqatës së të mbijetuarve, Ibuka France Etienne Nsanzimana tha se, “megjithëse të mbijetuarit donin kërkimfalje të sinqertë”, presidenti francez Emmanuel Macron kishte “kërkuar falje në një moment tejet simbolik për të mbijetuarit”.
Dafroza Gauthier, një studiuese e gjenocidit në Ruandë, i tha CNN se ishte “shumë e zhgënjyer” që Macron nuk kërkoi ndjesë. “Ai tha se vetëm viktimat mund të falnin Francën. Por si mund të falnin nëse askush nuk kërkon falje?”, tha Gauthier.
Që nga gjenocidi, Franca është akuzuar nga grupet e të mbijetuarve dhe studiuesit e mbështetjes ushtarake të regjimit Hutu që flet frëngjisht, të cilin e pa si një aleat thelbësor në Afrikë. Në vitin 1994, mbi 800 mijë persona, kryesisht Tutsi etnikë, u vranë nga milicët Hutu brenda njëqind ditësh.
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, vlerësoi fjalët e Macron, duke thënë se ato “ishin diçka më e vlefshme se falja: ato ishin e vërteta”.
Ky fjalim u cilësua si një “hap i madh” në marrëdhëniet midis dy vendeve./UBTNews