Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se një fitore e partive të ekstremit të djathtë ose të majtë në zgjedhjet parlamentare mund të çojë në një situatë të rrezikshme për Francën, duke potencuar mundësinë e një luftë civile.
Macron kritikoi partitë si Rally National (RN) të ekstremit të djathtë dhe koalicionin e majtë, Frontin e Ri Popullor, për politikat e tyre që sipas tij ndajnë njerëzit në baza fetare ose etnike. Ai shprehu shqetësimin se kjo ndarje e shoqërisë mund të eskalojë në konflikte të mëdha civile.
Jordan Bardella, lideri i RN, u përgjigj duke thënë se një president nuk duhet të shpërndajë parashikime të tilla. Ndërsa Jean-Luc Mélenchon, udhëheqësi i La France Insoumise, kundërshtoi kritikat e Macron, duke i akuzuar politikat e presidentit si shkaktar të tensioneve civile.
Kjo deklaratë e Macronit vjen në një kohë kur tensionet politike dhe sociale janë të larta në Francë, dhe reflekton shqetësimet e theksuara për të ardhmen politike të vendit./UBTNews/