Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se njerëzit që përhapin lajme të rreme në internet duhet të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë, çështje kjo që po bëhet edhe më e rëndësishme përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit.
Në një fjalim në Paris të martën, Macron bëri thirri kundër kërcënimit ndaj demokracisë, që sipas tij, po shkaktohet nga dezinformatat në internet dhe lajmet e rreme.
Ai sugjeroi që ligjet e reja duhet të lejojnë platformat e internetit, influencer-at dhe njerëzit që marrin vëmendjen në internet të mbahen përgjegjës në Francë, ashtu si gazetarët.
“E njëjta gjë duhet të jetë edhe për mediat e huaja, lajmet e të cilave janë të autorizuara të qarkullojnë në territorin francez”, shtoi ai.
“Ne gjithashtu duhet të dimë se si të mbrohemi nga ndërhyrjet e huaja”, tha mes tjerash Macron./UBTNews/