Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërndarë një mesazh të fortë simbolik në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje vendeve evropiane të zgjohen përballë sfidave të sigurisë. Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një imazh të një avioni luftarak Rafale me mesazhin provokues: “Rafale po telefonon – Siguroni Evropën”.
Postimi është i paraqitur në formën e një telefonate të simuluar në ekranin e një telefoni, me opsionin për ta pranuar thirrjen, duke e kthyer metaforën në një apel të drejtpërdrejtë për bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të përbashkët në nivel kontinental.
Krahas fotos, Macron shkruan: “Miq evropianë, ju keni një thirrje.”
Ky mesazh vjen në një kontekst rritjeje tensionesh globale dhe shqetësimesh të shtuar për aftësinë mbrojtëse të Evropës.
Me këtë postim, Macron duket se po kërkon të mobilizojë vëmendjen dhe përgjegjësinë e liderëve evropianë për të forcuar kapacitetet e përbashkëta ushtarake dhe të sigurisë.