Presidenti francez, Emmanuel Macron mirëpriti marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve dhe një armëpushim të përkohshëm me grupin palestinez Hamas në Rripin e Gazës.
Në platformën “X”, Macron shkroi se janë duke punuar intensivisht për lirimin e të gjitha pengjeve.
“Ne po punojmë intensivisht për të liruar të gjithë pengjet. Armëpushimi humanitar duhet të lejojë ofrimin e ndihmës dhe shpëtimin e civilëve në Gaza”, shkroi ai.
Marrëveshja e propozuar përfshin një armëpushim katërditor dhe lirimin e 50 izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 150 palestinezëve në burgjet izraelite./UBTNews/