Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti në Tel Aviv të martën. Në vizitë zyrtare, i pari i Francës do të diskutojë rreth zgjidhjes me dy shtete, konfirmoi një burim nga Pallati Elysee të hënën.
Macron do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin Issac Herzog, si dhe liderin e opozitës, Yair Lapid./UBTNews/