Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se kryeministri i Australisë, Scott Morrison, e ka gënjyer për një marrëveshje të anuluar të nëndetëseve, transmeton UBT News.
I pyetur nëse mendon se Morrison ishte i pabesueshëm, presidenti u përgjigj: “Nuk mendoj, e di”.
Macron u zemërua pasi Australia anuloi një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh për të ndërtuar 12 nëndetëse dhe në vend të kësaj negocioi një pakt të ri mbrojtjeje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – pakt ky i njohur si Aukus.
Morrison mohon se ai ishte mashtrues.
Dyshja u takuan në samitin e G20-ës në Romë për herë të parë që nga mosmarrëveshjet në shtator.
Në periferi të mbledhjes, presidenti Macron u pyet nga një gazetar australian nëse ai mund t’i besonte sërish zotit Morrison.
“Do të shohim se çfarë do të japë ai”, u përgjigj zoti Macron, përcjell UBT News.
“Kam shumë respekt për vendin tuaj, kam shumë respekt dhe shumë miqësi për popullin tuaj. Thjesht po them kur kemi respekt, duhet të jeni real dhe të silleni në përputhje dhe të vazhdoni të silleni në përputhje me këtë vlerë”.
Pas komenteve të Macron, Scott Morrison u tha gazetarëve se nuk e kishte gënjyer presidentin dhe se ai i kishte shpjeguar më parë se nëndetëset konvencionale nuk do të plotësonin më nevojat e mbrojtjes së Australisë.
Ai shtoi se rindërtimi i besimit dhe marrëdhënieve midis dy kombeve tashmë ka filluar./UBTNews/