UBT News

Macron kërkon ndalimin e eksporteve të qymyrit dhe naftës ruse në BE pas “krimeve të luftës” të Bucha

French President and liberal party La Republique en Marche (LREM) candidate for re-election Emmanuel Macron attends the France Inter 7/9 radio broadcast at the Maison de la Radio in Paris, on April 4, 2022. - French voters head to the polls for a two-round presidential election on April 10 and 24, 2022. (Photo by Ludovic MARIN / AFP) (Photo by LUDOVIC MARIN/AFP via Getty Images)

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është “dëshira e tij” për të parë një bllokim total të eksporteve ruse të qymyrit dhe naftës në Bashkimin Evropian “këtë javë”, pas zbulimit të asaj që ai e përshkroi si “krime lufte” në qytetin ukrainas Bucha.

Duke folur të hënën në transmetuesin francez France Inter, Macron tha se ka “shenja shumë të qarta” se krimet e luftës janë kryer në Bucha dhe, “është mjaft e vërtetuar se është ushtria ruse” ajo që është përgjegjëse për to.

Macron tha se do të kishte diskutime me partnerët e tij evropianë këtë javë në lidhje me sanksionet e mëtejshme.

“Ata që qëndrojnë pas këtyre krimeve duhet të përgjigjen për to”, tha ai.

“Ne duhet të dërgojmë sinjalin shumë të qartë se është dinjiteti ynë kolektiv dhe janë vlerat tona që ne mbrojmë”,
shtoi ai. “Nuk ka paqe pa drejtësi”.

Franca është e gatshme të ndihmojë Ukrainën në hetimin e saj të ngjarjeve në Bucha, tha Macron, megjithatë ai refuzoi të deklarojë nëse presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me gjyqin për atë që ndodhi atje./UBTNews/

Exit mobile version