UBT News

Macron: Kemi pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën, fjala e dhënë s’po mbahet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca ka pezulluar liberalizmin e vizave për Kosovën, pasi siç tha ai fjala e dhënë nuk po mbahet.

Në konferencë për medie nga Tirana teksa ka folur për procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë, ai ka thënë po ashtu se pret që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të jetë i përgjegjshëm në raport me situatën e krijuar pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

“E them me shumë qartësi: Ne iu kemi besuar për çështjen e vizave. Çështja e vizave është pezullar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë me respektin e dhënies së fjalës dhe fjala e dhënë nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes për të gjithë zonën”, tha Macron. 

Exit mobile version