Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se “përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt”, pasi ai bëri thirrje për përmbajtje në një video-mesazh të publikuar në X të enjten. Macron tha se “rruga diplomatike ekziston”, duke shtuar se “integriteti, siguria dhe sovraniteti i Libanit duhet të ruhen”.
“Asgjë – asnjë aventurë rajonale, asnjë interes privat, asnjë besnikëri ndaj ndonjë kauze – nuk ia vlen të nisë një konflikt në Liban”, tha ai.
Ai tha se Libani nuk duhet “të jetojë me frikën e një lufte të afërt”.
Macron u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të enjten, në një takim në të cilin dyshja “diskutuan nevojën për de-përshkallëzimin në Liban dhe një angazhim për një zgjidhje diplomatike”, sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit./UBTNews/